• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 23 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kuriozitete

Origjina e Flamurit Kombëtar dhe domethënia e shqiponjës dykrenare

J G nga J G
28 November 2021
në Kuriozitete
0 0
0
Origjina e Flamurit Kombëtar dhe domethënia e shqiponjës dykrenare
0
SHPERNDARJE
2.3k
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Flamuri ynë kombëtar me shqiponjën dykrenare përveç që është shumë i vjetër cilësohet edhe si një ndër flamujt më të bukur në botë, përcjell InLajmi.

Flamuri kombëtar, simbol i respektuar nga shqiptarët, bazuar në studimet historike, e ka prejardhjen nga një vulë e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu , i cili i udhëhoqi shqiptarët kundër perandorisë osmane, duke i sjellë trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër (1443 -1478 ). Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti, e cila e ka zanafillën në perandorinë bizantine.

Por sipas studiuesve, shqiponja dykrenare është përdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet se është përdorur për herë të parë nga perandori Kostandin dhe më pas u bë traditë vendase në të gjithë Ballkanin. Ky simbol u përdor edhe nga Skënderbeu, për të treguar se ishte përfaqësues i sundimit paraosman. Historianët tregojnë se në lashtësi ka qenë shumë i përhapur totemizmi (lloj besimi që adhuronte kafshët dhe shpendët, duke i konsideruar si mbrojtës dhe themelues të njerëzimit). Si rrjedhojë, shqiponja është konsideruar si bashkudhëtare e perëndive dhe vetë perëndi.

Shqiponja është simbol pushteti, guximi dhe lartësimi shpirtëror, shpjegojnë studiuesit.Shqiponja dykrenare është përdorur për herë të parë nga perandori me origjinë iliro-shqiptare Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojës, duke i krijuar perandorisë romake dy qendra administrative; Romën dhe Kostandinopojën dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjatë sundimit të perandorit iliro-shqiptar, Justiniani I (527- 565), u bë bashkimi i dy kishave dhe si simbol i përbashkët kishtar u bë shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol nëpër kishat mesjetare të Shqipërisë dhe Ballkanit.

Në Shqipëri, si simbol pushteti, shqiponjën e kanë përdorur familjet sundimtare shqiptare të mesjetës si Kastriotët, Arianitët, Muzakajt, Topiajt, Gjurashët, po ashtu edhe Lernojoviçët e Malit të Zi.

Pamjen përfundimtare të simbolit tonë kombëtar ia dha ligji i miratuar në Kuvendin i Shqipërisë më datë 22 Korrik 2002, ku pjesa e caktuar për flamurin përcakton se ai përbëhet prej këtyre elementëve: një fushë e kuqe gjaku me një shqiponjë të zezë dykrenare në mes, me krahë të hapur anash. Secili krah i shqiponjës ka 9 pendë e bishti ka gjithsej 7. Raporti i dimensioneve të flamurit tashmë është: 1 x 1,4. Sipas ligjit, çdo shtetas shqiptar ka të drejtën e mbajtjes e përdorimit të flamurit kombëtar.

Ndërsa sa i përket domethënies së flamurit shqiptar, shqiponja dykrenare paraqiste krenarinë, lirinë e forcën. Pra shqiponja simbolizon kombin shqiptar. Fusha e kuqe ka domethënien e gjakut që kanë derdhur paraardhësit tanë, ndryshe lidhet edhe me trimërinë dhe fuqinë.Shqiponja me dy krerë përfaqëson shtetin sovran të Shqipërisë.

Kështu mund të themi në mënyrë të argumentuar se flamuri ynë, “flamuri i Skënderbeut”, është trashëgimi e ndikimeve romako-bizantine në Shqipërinë e shekujve të kaluar. I marrë në trajtën e një difuzioni kulturor ai ruan dhe sot ngjyrat e vërteta dhe formën e përgjithshme të simbolit bizantin. Vetëm shqiponja është ridimensionuar me kalimin e kohës, duke marrë një formë më të plotë e më të bukur, e cila i ka krijuar edhe origjinalitet të veçantë.

Flamuri i ngritur ditën e 28 nëntorit 1912 në Vlorë, i cili kurorëzoi Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ishte flamuri i Kastriotëve, i ruajtur prej tyre gjatë brezave dhe i sjellë në Shqipëri nga Eqrem Bej Vlora, kushëriri i Ismail Qemalit. /InLajmi/

Tags: Flamuri shqiptarGjergj Katrioti SkënderbeuOrigjina
Postimi i mëparshëm

Osmani e Kurti bëjnë homazhe tek shtatorja e ‘’Zahir Pajazitit’’

Postimi tjetër

Fillojnë punimet për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Të ngjajshme Postime

Një ‘kërpudhë’ misterioze është parë në Planetin e Kuq në një foto të shkrepur nga roveri Curiosity i NASA-s
Kuriozitete

Një ‘kërpudhë’ misterioze është parë në Planetin e Kuq në një foto të shkrepur nga roveri Curiosity i NASA-s

17 June 2025
Sonte mos harroni të hidhni sytë nga qielli; Hëna Luleshtrydhe, fenomeni që nuk do të përsëritet deri në vitin 2043
Kuriozitete

Sonte mos harroni të hidhni sytë nga qielli; Hëna Luleshtrydhe, fenomeni që nuk do të përsëritet deri në vitin 2043

11 June 2025
A keni parë ndonjëherë liqen që duket me ujin si qumësht?
Kuriozitete

A keni parë ndonjëherë liqen që duket me ujin si qumësht?

8 June 2025
India arrin rekord botëror me urën hekurudhore – 35 metra më e lartë se Kulla Eiffel
Kuriozitete

India arrin rekord botëror me urën hekurudhore – 35 metra më e lartë se Kulla Eiffel

7 June 2025
Një tavolinë unike
Kuriozitete

Një tavolinë unike

29 May 2025
“Super Mario” që nuk e “prek” tokën prej 25-vjetësh
Kuriozitete

“Super Mario” që nuk e “prek” tokën prej 25-vjetësh

23 May 2025
Postimi tjetër
Fillojnë punimet për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Fillojnë punimet për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Lajmet e fundit

Rreziku i rrezatimit në Shqipëri/ Frika nga tensionet bërthamore në Lindjen e mesme, eksperti i ISHP: Kemi 10 pika monitorimi

Rreziku i rrezatimit në Shqipëri/ Frika nga tensionet bërthamore në Lindjen e mesme, eksperti i ISHP: Kemi 10 pika monitorimi

23 June 2025
Si të zgjedhësh aromën e duhur të parfumit sipas personalitetit

Si të zgjedhësh aromën e duhur të parfumit sipas personalitetit

23 June 2025
Brad Pitt thotë se do të realizonte një film me Tom Cruise, por vetëm me një kusht

Brad Pitt thotë se do të realizonte një film me Tom Cruise, por vetëm me një kusht

23 June 2025
Pas alarmit dhe pezullimit të fluturimeve në Katar, Reuters dhe AFP: Shpërthime në Doha, Irani godet bazën amerikane

Pas alarmit dhe pezullimit të fluturimeve në Katar, Reuters dhe AFP: Shpërthime në Doha, Irani godet bazën amerikane

23 June 2025
Rreziqet dhe problemet që vijnë nga akulloret e vjetëruara

Rreziqet dhe problemet që vijnë nga akulloret e vjetëruara

23 June 2025
Labinot Tahiri i ofron 1 mijë euro punëtorit të KEK’ut, pamjet e të cilit u bënë virale: Mu duk si me e pa babën tim

Labinot Tahiri i ofron 1 mijë euro punëtorit të KEK’ut, pamjet e të cilit u bënë virale: Mu duk si me e pa babën tim

23 June 2025
Kusari-Lila tregon a do t’i ndajë rrugët me Vetëvendosjen

Kusari-Lila tregon a do t’i ndajë rrugët me Vetëvendosjen

23 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu