Numri ushtarëve amerikanë të vrarë në aeroportin e Kabulit po vazhdon të rritet. Pas shpërthimit të tretë, të paktën dhjetë ushtarë amerikanë kanë vdekur, raporton Guardian.
Ndërsa korrespodenti i Reuters, Idrees Ali, ka thënë se Pentagoni në një deklaratë zyrtare ka konfirmuar se kanë vdekur të paktën dhjetë ushtarë amerikanë dhe pritet që numri të rritet, transmeton Express.