• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 11 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Ekonomi

Ankohen punëtorët e sektorit privat, këto janë shkeljet më të mëdha

J G nga J G
2 July 2021
në Ekonomi
0 0
0
Ankohen punëtorët e sektorit privat, këto janë shkeljet më të mëdha
0
SHPERNDARJE
59
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ditët e pushimit vjetor janë një periudhë pasigurie për R.R, punëtore në një dyqan ushqimor në Prishtinë.

Kjo, pasi sipas saj, fakti se a do t’i lejohet marrja e pushimit dhjetëditor varet nga dëshira e punëdhënësit.

“Është dashur kohë që ta kërkoja pushimin, a do të ma jepnin apo jo dhe është dashur ta mendosh se a do ta marrësh pushimin dhe kështu nuk kemi mundur të bëjmë plane”, thotë ajo.

Kjo është ndër sfidat e shumta, që R.R duhet të kalojë për të marrë rrogën prej 280 eurosh, duke punuar me vetëm një ditë pushim në javë.

Paga mesatare bruto në sektorin privat në vitin 2020 ishte 380 euro derisa në sektorin publik ajo arrin në mbi 500 euro.

Sipas saj, megjithëse është e punësuar si arkëtare, disa herë i është dashur që të kryejë punë të tjera brenda dyqanit ushqimor.

“Ka qenë një kohë që është dashur t’i bësh të gjitha, jo veç arkëtare që kam qenë, po është dashur të bëhem edhe sektoriste dhe pastruese, të gjitha i kam bërë”, shpjegon ajo.

Ngjashëm me të, shumë punëtorë të sektorit privat bien viktima të strategjive të ndryshme të kompanive private për ikjen nga tatimet në dëm të të drejtave të punëtorëve.

Sektori privat llogaritet punëdhënësi më i madh në vend me mbi 220.000 punëtorë.

Ekspertët e konsiderojnë sektorin privat si shtyllë të ekonomisë së Kosovës, megjithëse shkalla e informalitetit vazhdon të jetë e lartë.

Profesori i ekonomisë, Musa Limani se këtij sektori i duhet edhe mbështetje institucionale.

“Pjesa dërmuese e ekonomisë varet nga sektori privat, prandaj qeveria duhet që me masat e veta të politikës fiskale, të politikës së tregtisë së jashtme si dhe politikën kreditore, ta mbështesë në pikëpamje institucionale sektorin privat”, thotë ai.

Sipas tij, problemin që bizneset dhe përkatësisht punëtorët e kompanive private e kanë pasur ndër vite, është theksuar gjatë koronavirusit.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve në Kosovë deri në tetor të vitit 2020 janë mbyllur 761 biznese të cilat kanë pasur të punësuar 1.316 punëtorë në Kosovë.

Pak inspektime apo pak ankesa?

Inspektorati i Punës në Kosovë është institucioni primar që përkujdeset për të drejtat e punëtorëve në vend.

Të gjithë punëtorët në nivel vendi kanë të drejtë ankese në këtë inspektorat sipas Ligjit të punës dhe ankesat mund t’i bëjnë përmes telefonit, emailit apo paraqitjes fizike. Inspektorati funksionon në departamente edhe nëpër shtatë komunat kryesore të Kosovës.

Momentalisht, në nivel vendi, janë të punësuar 38 inspektorë të punës.

Sipas të dhënave që Inspektorati i Punës i ka dhënë në vitin 2020 i kanë marrë 646 ankesa në sektorin privat.

Megjithatë kur flitet për sanksionet për këto shkelje, inspektorati ka ofruar të dhëna që përfshijnë edhe sektorin publik dhe atë privat. Sipas këtyre të dhënave, brenda vitit 2020 ishin shqiptuar 1.440 vërejtje me shkrim, ndërsa ishin shqiptuar 115 gjoba.

Punëtorët në anën tjetër nuk e shohin si opsion të parë ankesën tek Inspektorati i Punës.

R.R thotë se në inspektorat nuk është ankuar asnjëherë, pasi edhe ankesat në menaxhment nuk janë përfillur mjaftueshëm.

Sipas Avni Ajdinit nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura në Kosovë, frika e punëtorëve në sektorin privat ka bërë që të ketë edhe mungesë të bashkimeve sindikale.

“Për fat të keq nuk guxojnë të themelojnë shoqata sindikale në këtë sektor sepse nuk i lë punëdhënësi, kështu që edhe ne si BSPK nuk kemi qasje të mirëfilltë në këtë sektor”, thotë ai

Megjithatë, sipas ankesave individuale dhe anonime që pranojnë, Ajdini thotë se disa prej shkeljeve më të mëdha kanë të bëjnë me orarin e punës.

“Për shembull punëtorët punojnë nga 12 orë dhe paguhen për 8 orë, punojnë edhe pa kontrata. Pra, punëdhënësit janë shkelësit më të mëdhenj ndaj punëtorëve sepse nuk i trajtojnë si punëtorë”, thotë ai.

Edhe Inspektorati i Punës thotë se këto janë ankesat më të shpeshta.

“Problemet më të shpeshta, punëtorët në sektorin privat i kanë në realizimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës si: moslidhja e kontratave të punës, mosdefnimi i përgjegjësive dhe detyrimeve të ndërsjella të palëve në procesin e punës, mospagesa e pagave dhe orëve shtesë të punës për angazhimet jashtë orarit të punës, ditëve të festave, angazhimit në punë ditëve të pushimit javor, respektimi dhe pagesa për pushime vjetore etj..”, thuhet në përgjigjen me shkrim të inspektoratit.

Premtimet e qeverisë dhe kërkesat e sektorit privat

Sektori privat ka përfshirë një pjesë të madhe të premtimeve të Lëvizjes Vetëvendosje që tani drejton Qeverinë e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte premtuar se qeveria e re të cilën ai e drejton, do të rrisë numrin e inspektorëve të punës në drejtim të rritjes së respektimit të të drejtave të punëtorëve në sektorin privat.

Deri më tani numri i inspektorëve nuk është rritur, madje ky numër është ulur nga 42 sa ishte në vitin 2020 në 38.

Në anën tjetër, bizneset janë ankuar në vazhdimësi veçanërisht që nga paraqitja në Kosovë e pandemisë COVID-19, për gjendjen e rrezikshme ekonomike dhe luftës për mbijetesë të bizneseve.

Përfaqësues të bizneseve, deputetë nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndihmojë bizneset me mjete financiare, në mënyrë që të rikuperohen pasojat e shkaktuara nga pandemia.

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk i është përgjigjur kërkesës për komentim të kësaj çështje, mirëpo ditë më parë ai kishte thënë se Kosova nuk ka arritur që të ndihmojë bizneset për të rikuperuar humbjet ekonomike, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas profesorit të ekonomisë, Musa Limani, vështirësitë që politikat fiskale ia kanë shkaktuar bizneseve kanë çuar edhe te tentativat për evazion fiskal dhe shkelje të të drejtave të punëtorëve.

“Deri më tani të gjitha qeveritë duke përjashtuar këtë të fundit, nuk e kanë mbështetur sa duhet sektorin privat me politikat fiskale. Ne kemi rast kur janë ngarkuar me TVSH edhe lënda e parë, mandej janë ngarkuar edhe pagat të cilat janë minimale”, thotë ai, shkruan REL

R.R thotë se ajo është një ndër shumë punëtorë që hasin sfidat e ngjashme, por mungesa e një organizimi që do t’i mundësonte ankesë pa rrezikuar vendin e punës, po vazhdon të mbajë në heshtje këto raste

Tags: Inspektorati i PunësPunëtorëtSektori privat
Postimi i mëparshëm

Lukashenko urdhëron mbylljen e kufirit Bjellorusi-Ukrainë, kjo është arsyeja

Postimi tjetër

Loredana së shpejti me projekt të ri muzikor, bashkëpunim me një artist të njohur

Të ngjajshme Postime

Vendimi i tetorit të vitit kaluar për pagat, Murati thotë se nga ky muaj shërbyesve publikë iu shtohen 55 eurot tjera
Ekonomi

Vendimi i tetorit të vitit kaluar për pagat, Murati thotë se nga ky muaj shërbyesve publikë iu shtohen 55 eurot tjera

28 July 2025
Çmimi i naftës në botë – drejt rënies më të madhe javore në 2 vjet
Ekonomi

Çmimi i naftës në botë – drejt rënies më të madhe javore në 2 vjet

27 June 2025
Berjani: Ka gjasa për shtrenjtim ekstrem të derivateve
Ekonomi

Berjani: Ka gjasa për shtrenjtim ekstrem të derivateve

23 June 2025
Berjani: Nuk ka asnjë shans teorike që nafta të bëhet 10 euro!
Ekonomi

Berjani: Nuk ka asnjë shans teorike që nafta të bëhet 10 euro!

17 June 2025
Nesër protestë e bizneseve, kërkojnë shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë
Ekonomi

Nesër protestë e bizneseve, kërkojnë shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë

10 June 2025
KEK shtynë edhe për një ditë afatin për lidhjen e kontratave të bizneseve që kanë kaluar në treg të lirë
Ekonomi

KEK shtynë edhe për një ditë afatin për lidhjen e kontratave të bizneseve që kanë kaluar në treg të lirë

9 June 2025
Postimi tjetër
Loredana së shpejti me projekt të ri muzikor, bashkëpunim me një artist të njohur

Loredana së shpejti me projekt të ri muzikor, bashkëpunim me një artist të njohur

Lajmet e fundit

Prishtina promovon gjidhënien me mural në qendër të qytetit

Prishtina promovon gjidhënien me mural në qendër të qytetit

11 August 2025
38 vatra aktive zjarri në Kosovë, 24 vazhdojnë të jenë aktive

38 vatra aktive zjarri në Kosovë, 24 vazhdojnë të jenë aktive

11 August 2025
Llapi me një tjetër goditje, transferon lojtarin nga skuadra e njohur gjermane

Llapi me një tjetër goditje, transferon lojtarin nga skuadra e njohur gjermane

11 August 2025
Lirohet nga spitali i plagosuri në rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan

Lirohet nga spitali i plagosuri në rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan

11 August 2025
Vrasja e argjendarëve në Gjilan, kolegët e tyre mbyllin lokalet sot

Vrasja e argjendarëve në Gjilan, kolegët e tyre mbyllin lokalet sot

11 August 2025
Ishte duke notuar në det, ndërron jetë pushuesi në Shqipëri

Ishte duke notuar në det, ndërron jetë pushuesi në Shqipëri

11 August 2025
Aksion në Sarandë: IMT dhe Policia Bashkiake shembin 2 ndërtime pa leje

Aksion në Sarandë: IMT dhe Policia Bashkiake shembin 2 ndërtime pa leje

11 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu