Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, para deputetëve të Kuvendit ka thënë se edhe nga Qeveria e kaluar janë ndarë 10 milionë euro KOSST-it vitin e kaluar për të paguar rrymën në veri të vendit, përcjell InLajmi.
Sipas Muratit ky transfer ka ndodhur me 26 nëntor të vitit të kaluar nga Blerim Kuçi.
“U tha disa herë Qeveria ka vendos me i dhanë 11 milionë euro për KOSTT, kjo është shpifje bile janë deputetët e opozitës që kanë thënë se Qeveria duhet me i pagua, por nëse dojnë me ditë cila Qeveri ka bërë pagesë të tillë, me 26 nëntor të vitit të kaluar i janë transferua KOSTT 10 milionë euro. Janë paguar 10 milionë euro, vendimin Qeveria e juaj e ka marr në gusht dhe i ka bërë transfere Blerim Kuçi dhe pyetni a i ka trasnferua 10 milionë euro”. /InLajmi/