Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Strellc të Deçanit.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 16:45 policia është njoftuar për një aksident në fshatin Strellc të Decanit. Policia ka dalë në vend të ngjarjes, ku dy vetura janë përfshirë në aksident”.
“Katër persona janë lënduar dhe janë dërguar për tretman në Spitalin e Pejës”, tha Gashi