Egli Tako u largua pak ditë më parë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Ajo ka reaguar për herë të parë që pas daljes nga ky format, pasi i është kërkuar vazhdimisht nga fansat e publiku një sqarim.
E njëjta u largua për shkak të gjendjes së rënduar emocionale dhe meqë ishte e sëmurë.
Në reagimin publik në InstaStory, ajo thotë se ngadalë po e merr veten dhe se nuk ndodhet në spital psikiatrik, siç u aludua.
Veç tjerash, ish-konkurrentja flet edhe për Gjestin, për të cilin ka shprehur haptazi pëlqim sa ishte në shtëpi.
Bukuroshja ia lë fajet komplet banorit nga Kosova, marrë parasysh sjelljet dhe mënyrën se si kishte folur me të, përcjell Telegrafi.com.
Sidoqoftë, Egli e bëri të qartë se nuk do ta vë askënd para vetes dhe se ky ishte një gabim, e shpreson që të marrë mësim nga e gjithë kjo.