Policia e Kosovës ka njoftuar se është shpalosur aplikacioni më i ri digjital “Lajmëro Policinë” për mes të cilit mundëson kontaktin qytetarë me policë për raste të ndryshme, përcjell InLajmi.
Sipas drejotirt të DRP-së në Ferizaj, nënkolonel Basri Shabani ku ka shpjeguar se për mes kësaj platforme qytetarëve iu mundësohet t’i raportojnë të gjitha rastet në Policisë të Kosovës.
Ndër të tjera Shabani ka treguar se brenda pak minutash qytetari mund të ndajë informacione me policinë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Aplikacioni digjital ‘’Lajmëro policinë’’
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka shpalosur aplikacionin digjital ‘’Lajmëro Policinë’’, i cili ofron mundësi shumë të mira kontakti të qytetarëve me policinë në raportimin e rasteve nga më të ndryshmet.
Shpjegimet dhe udhëzimet më të hollësishme lidhur me këtë aplikacion i bëri sot, drejtori i DRP-së të Ferizajt, nënkolonel Basri Shabani në dy televizionet lokale të Ferizajt.
Ai ka shpjeguar se, përmes kësaj platforme elektronike, qytetarëve iu mundësohet t’i raportojnë të gjitha rastet në Policinë e Kosovës , duke ndjekur disa hapa për përdorimin e këtij aplikacioni, si një alternativë e re , e pakufizuar në kohë , mundësi dhe territor.
Përmes aplikacionit, qytetari vetëm brenda pak sekondash, mund të ndajë informacione me policinë.
Aplikacioni ofron transparencë, konfidencialitet, pasi që të gjitha raportimet dokumentohen dhe denoncimi i qytetarëve mund të mbetet anonim , varësisht nga vetë përzgjedhja e qytetarit.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton të gjithë qytetarët që të shkarkojnë këtë aplikacion në telefonat e tyre dhe për të gjitha rastet kriminale , pa asnjë hezitim t’a njoftojnë policinë. /InLajmi/