Ka përfunduar me barazim pjesa e parë mes Ballkanit dhe Arbërisë, e vlefshme për xhiron e 33-të në Superligën e Kosovës.
2 skuadrat shënuan nga një gol në 45 minutat e para.
Fillimisht shënoi, Kreshnik Bahtiri për t’i kaluar mysafirët në epërsi.
Pastaj në minutën e 43’të, skuadra vendase barazoi rezultatin me golin e bukur të shënuar nga Arbër Shala, shkruan IndeksOnline
Kujtojmë që dy skuadrat luftojnë për pretendime të ndryshme, me Ballkanin që shpreson ta vazhdoj luftën për titull dhe Arbërinë që lufton për mbijetesë.