Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në futbollin kosovar ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 26-të të Superligës dhe të xhiros së 20-të në Ligën e Parë.
Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, dhe Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka, kanë përfunduar në disiplinë.
Kabashi pas ndeshjes Ballkani – Prishtina, në ambientet zyrtare të stadiumit i ofendon dhe i kërcënon gjyqtarët e ndeshjes.
Zeka i 89-shit ka përfunduar në disiplinë për arsyeje se në emisionin ‘Dueli Sportiv’ ka akuzuar rëndë organet e FFK-së.
Më poshtë i gjeni të gjitha inicimet disiplinore:
Inicime disiplinore:
ndaj kryetrajnerit të SC Gjilani, Ismet Munishi me numër të ID 009766M74, pasi në emisionin sportiv të ATV-së me 04.04.2021 deklaron se në ndeshjen FC Prishtina – SC Gjilani java e 26-të, FC Prishtina në favor të vetin kishte gjyqtarët si (lojtarin e 12-të) dhe ndikuan në rezultatin përfundimtar të ndeshjes si dhe prejudikon sipas teorive të tij se kush do të bëhet kampion duke thyer Kodin e etikës sportive.
ndaj kryetarit të KF Trepça’89, Abedin Zeka, për shkak se në emisionin sportiv të TV Dukagjini (Dueli Sportiv) me 04.04.2021 akuzon rëndë organet e FFK-së pa fakte, që është në kundërshtim me Kodin e etikës sportive.
ndaj kryetarit KF Ballkani, Arsim Kabashi me numër ID 009626M85. Pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet KF Ballkani – FC Prishtina, e zhvilluar me datë: 04.04.2021, në ambientet zyrtare të stadiumit i ofendon dhe i kërcënon gjyqtarët e ndeshjes.
ndaj zyrtarit të KF “Trepca’89”, Arsim Islami me numër ID 009898M75 në minutën e 77-të ndëshkohet me karton të kuq sepse me tone të larta ofendon gjyqtarët e ndeshjes KF Drenica – KF Trepca’89, ku edhe pas përfundimit të ndeshjes kishte vazhduar me sharje ndaj gjyqtarëve, përcjellë Lajmi.net
ndaj lojtarit të KF Drenasi, me numër 22 Flamur Shala, me numër të ID 011361M92, në minutën e 82-të (godet me dorë lojtarin kundërshtar) ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen e javës së 21-të, KF Vushtrria – KF Drenasi.