Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se të mërkuren duke filluar nga orët e mëngjesit do të organizohet një aksion për të pastruar Liqenin e Batllavës, përcjellë InLajmi.
Bulliqi tha se pastrimi do të fillojë që nga diga apo muri i liqenit dhe do të vazhdojë në zonat përreth liqenit dhe në ujë. Ky aksion do të organizohet nga SH.P.S.R. ‘‘Batllava’’ në bashkëpunim me Komunën e Podujevës.
Shpejtim Bulliqi fton të gjithë qytetarët që t’i bashkohen këtij aksioni që të kenë një liqen të pastër.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,

NJOFTIM: të mërkurën, më 31.03.2021, nga ora 10:00, organizohet aksion për pastrimin e Liqenit të Batllavës
Në këtë aksion do të bëhet pastrimi i hapësirave përreth liqenit, por edhe në ujë. Pastrimi nis nga diga-muri i liqenit.
Aksioni për pastrimin e liqenit organizohet nga SH.P.S.R. “Batllava” në bashkëpunim me Komunën e Podujevës.
Andaj ju ftoj të gjithëve pa dallim të bashkohemi në këtë aksion, në mënyrë që të kemi një liqen të pastër dhe hapësirat përreth tij.
Mjedis të pastër – jetë të shëndetshme! /InLajmi/