Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka vizituar sot ekipin Kombëtar të Kosovës, përcjellë InLajmi.

Gjatë këtij takimi Kurti pati një bashkëbisedimi të këndshëm me futbollistët “Dardanë” gjithashtu ka zhvilluar takim edhe me krytarin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, e ku ishin të pranishëm edhe përzgjedhësi i përfaqesueses së Kosovës në Futboll Bernard Challandes, dhe përfaqesuesit e lartë të Federatës së Futbollit.

Ai gjithashtu ka përgëzuar djelmoshat tanë për paraqitjet e tyre mbresëlënëse dhe i uroi për një cikël të suksesshëm në kualifikimet për Botërorin “Katar 2022”.
Postimi i plotë i FFK-së:
Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka vizituar sot ekipin Kombëtar të Kosovës në hotel “Emerald”. Kryeministri Kurti përveç një bashkëbisedimi të këndshëm me futbollistët dardanë, ka zhvilluar takim edhe me presidentin Agim Ademi, e ku ishin të pranishëm edhe përzgjedhësi Bernard Challandes, nënkryetari Bakir Burri, drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe kryetari i tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha. Gjatë kësaj vizite kryeministri Kurti përgëzoi djemtë dardanë për paraqitjet e tyre mbresëlënëse dhe i uroi për një cikël të suksesshëm në kualifikimet për Botërorin “Katar 2022”. Kurti theksoi se futbolli në Kosovë gjithmonë ka qenë sport i dashur, derisa tani sukseset e djemve dardanë po e bëjnë krenar të gjithë popullin. Ai u shpreh i lumtur që në kampin e Dardanëve ekziston një atmosferë shumë e mirë dhe harmoni ndërmjet lojtarëve, pasi kjo është garancë për suksese të reja. Në anën tjetër, presidenti Agim Ademi duke e uruar kryeministrin Kurti për detyrën e marrë, e falënderoi atë për vizitën dhe mbështetjen ndaj ekipit Kombëtar dhe i dhuroi një fanellë të ekipit kombëtar. Ndërkaq, në emër të futbollistëve kryeministrin Kurti e përshëndeti kapiteni Samir Ujkani, i cili falënderoi institucionet dhe tërë popullin për përkrahjen e madhe që i japin ekipit kombëtar, duke u zotuar se do të japin edhe më tutje maksimumin në fanellën e shenjtë dardane. /InLajmi/




















