Pas rezultateve negative, edhe zyrtarisht Bylbyl Sokoli ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Gjilanit.
Pas 6 ndeshjeve me radhë pa fitore në sezonin pranveror, 2 humbje dhe 4 barazime, Sokoli e pa të rrugës që të lirojë vendin për dikë tjetër te Gjilani.
Trajneri i ri raportohet se do të mësohet gjatë ditës së sotme.
Pasojë e largimit te Sokoli ka qenë edhe eliminimi i hershëm nga Kupa e Kosovës, ku u befasua në udhëtim kundër Istogut me rezultat 2:0, Gazeta Express.
Pas 24 xhirove në Superligën e Kosovës, Gjilani renditet në pozitën e 4 me 33 pikë, 20 më pak se lideri Drita.