Zymer Bytyqi ka nënshkruar kontratë me klubin turk, Konyaspor, përcjell InLajmi.
Deri më tani ai ishte pjesë e Vikingut ku rezultoi me paraqitje fantastike, ndërsa tani karrierën do ta vazhdojë në Superligën e Turqisë
Lojtari kosovar ka nënshkruar kontratë për 2 vite e gjysëm me Konyasporin.
Bytyqi pritet që të prezantohet te skuadra e re nesër dhe shumë shpejt mund ta shohim në aksion duke luajtur në kampionatin turk. /InLajmi/.