Kina raportoi 33 raste të reja pozitive me koronavirus më 3 janar, nga 24 raste një ditë më parë, tha të hënën autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë 20 nga rastet e reja ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë. Komisioni raportoi gjithashtu 13 raste të reja të transmetuara në vend: gjashtë në provincën Liaoning, katër në provincën Hebei, dy në Pekin dhe një në provincën Heilongjiang, raporton Reuters.
Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara, u rrit në 40 nga tetë raste një ditë më pare, transmeton lajmi.net.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara koronavirus në territorin e Kinës tani qëndron në 87.150, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4.634.