Të gjitha nënat që kalojnë një abort e kanë të vështirë ta marrin veten dhe të besojnë përsëri në një shtatzëni tjetër.
E vetmja gjë që duhet të bëni është të provoni pasi shpresa është ajo që vdes e fundit, por përveç të gjithave nuk është vetëm trupi që duhet të jetë gati për një shtatzëni të re. Por pas sa kohësh mund të mbetemi përsëri shtatzënë pas një aborti?
Gjinekologët në përgjithësi sugjerojnë të kalojnë 3 muaj, për të lejuar vetërregullimin e plotë të funksionit ovarian dhe për të maksimizuar gjasat për të përfunduar në një shtatzëni të re dhe pa komplikime.
Një studim i ri, i vë në dyshim këto të dhëna duke treguar se përpjekjet paraprake jo vetëm që nuk do të ishin të rrezikshme për shëndetin e grave dhe fetusit, por rritin shanset për një shtatzëni të suksesshme., shkruan Living.
Për t’iu përgjigjur pyetjes se sa kohë pas një aborti duhet të tentosh për një shtatzëni, duhen marrë parasysh edhe aspektet psikologjike.
