Ishte një vit i tmerrshëm që duam ta harrojmë sa më shpejtë, kështu ka komentuar fitoren e Kosovës ndaj Moldavisë në futboll, mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, përcjell Inlajmi.
Thotë, se fitorja e djeshme do të shërbejë për të ngritur moralin dhe entuziazmin e ekipit në fushën e gjelbër.
“Ishte një vit i tmerrshëm që duam ta harrojmë sa më shpejtë. Mirë që fituam, pasi na shërben për ta ngritur moralin dhe entuziazmin. Tani shpresojmë të vazhdojmë me fitore. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e madhe që na keni dhënë. #FH2 #JemiKosova #JemiDardanët“, shkruan në profilin e tij në “Facebook”, Hadërgjonaj.
Ndërkaq, dje Kosova fitoi 1:0 ndaj Moldavisë. Kështu ekipi i Dardanëve u dha fund rezultateve negative./InLajmi