Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka zhvilluar një takim me një delegacion nga Tajvani, përcjell InLajmi.
Rukiqi tregoi se në këtë takim u dakorduan për bashkpunim ekonomik.
“Me deleagacion nga Tajvani u dakorduam per intensifikim te bashkepunimit ekonomik.”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.
Sipas tij shumë kompani nga Azia janë në kërkim të lokacioneve të reja për investime.
Postimi i plotë i tij:
Me deleagacion nga Tajvani u dakorduam per intensifikim te bashkepunimit ekonomik. Shume kompani nga Azia jane ne kerkim te lokacionev te reja per investime, sidomos ne vende te cilat kane kosto me te favorshme te fuqise punetore, perfshire Kosoven./InLajmi/