Përmes një komunikate për medie, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizoj tryezë të rrumbullakët. Temë diskutimit ishte “Fuqizimi i mundësive të punësimit për studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës”. Më tutje u diskutua zhvillimi i shkathtësive të studentëve tanë në TIK nga përfaqësuesit e biznesvee dhe institucioneve nga fusha e teknologjisë se informacionit dhe komunikimit.
Hapjen e tryezës e bëri i pari i UP-së, rektori, prof. dr. Marjan Dema. Ai falënderoj përfaqësuesit nga bizneset që iu përgjigjen pozitivisht thirrjes së UP-së për të diskutuar për temën e ndërlidhjes se studimeve me nevojat e tyre, temë me rendësi për të dyja palët pjesëmarrëse në këtë takim.
“UP-ja gjithë veprimtarinë e saj e kryen duke u bazuar në vlerat themelore të arsimit të lartë, ku ndër to hyn edhe përgjegjësia sociale. Ne kemi punuar fuqishëm që të krijojmë ura të bashkëpunimit me institucione publike dhe kompani private që vërtet universiteti të jetë bashkë me komunitetin për ndryshime pozitive në vend” tha Dema.
Në cilësinë e moderueses së tryezës foli edhe znj. Vjollca Çavolli, njëherësh drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIIK), e cila tha që është nder dhe kënaqësi pjesëmarrja në këtë tryezë të organizuar nga UP-ja.
“Prezenca juaj në këtë projekt, që ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të studentëve dhe cilësinë e studimeve në UP, me qëllim punësushmerinë e tyre në kompanitë vendore apo të jashtme, do ndikoj që në të ardhmen të kemi më shumë të rinj të punësueshëm” tha Çavolli.

Në anën tjetër, z. Ermal Sadiku, përfaqësues i kompanisë Linkplus, ndër të tjerash konstatoi që problemi i studentëve të papërgatitur për punë rrjedh qysh nga fillimi i shkollimit të tyre në nivelin fillor dhe të mesëm, e pastaj trashëgohet edhe në studimet e larta. .InLajmi/