Me 62 vota “pro” të mazhorancës së re, Talat Xhaferi është rizgjedhur Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Në momentin e votimit të pranishëm në sallë ishin 105 deputetë ku 62 votuan “pro”, 43 “kundër” dhe asnjë “abstenim”.
Pro votuan deputetët e koalicionit “Mundemi” të udhëhequr nga LSDM-ja, deputetët e BDI-së dhe një votë e PDSH-së, ndërsa kundër votuan deputetët e VMRO-DPMNE-së.
Deputetët e koalicionit ASH-AAA braktisën sallën në momentin e votimit.
Kryetari i Kuvendit në ditët në vijim do të duhet të caktojë edhe një mbledhje për zgjedhjen e qeverisë së re të cilën do ta kryesojë lideri i LSDM-së Zoran Zaev, shkruan Alsat M.

Afati për parashtrimin e propozimit për zgjedhjen e qeverisë së re është 2 shtatori.