Për shkak të situatës me pandeminë koronavirus, është anuluar festa e ‘Intelektualëve’ dhe Dritës, pas kurorëzimit me titull.
Drita e mbylli sezonin si kampione me 68 pikë dhe fitoi titullin e tretë në histori të klubit, duke siguruar pjesëmarrjen në ndeshjet parakualifikuese në Ligën e Kampionëve.
Tifozët e Dritës, ‘Intelektualët’, më herët paralajmëruan festë në qytetin e Gjilanit nga ora 22:00, ku të pranishëm pritej të ishin edhe futbollistët e stafi i klubit.
Mirëpo, shkaku i situatës me pandeminë koronavirus, kjo festë është anuluar – kështu kanë njoftuar tifozët e Dritës.
“Per shkak te gjendjes aktuale ne vendin tone me virusin Covid19 festa e paralajmruar nuk do te mbahet sonte, pasiqe edhe Policia nuk po lejon tubime masive te njerezve. Diteve ne vijim do te ju lajmrojme per festen tone se bashku me lojtaret” – thuhet në njoftimin e ‘Intelektualëve’. /






















