• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 20 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Kinema

Zyrtarët e muzeut sqarojnë vendndodhjen e kukullës “Annabelle”, pas thashethemeve për zhdukjen e saj

J G nga J G
27 May 2025
në Kinema
0 0
0
Zyrtarët e muzeut sqarojnë vendndodhjen e kukullës “Annabelle”, pas thashethemeve për zhdukjen e saj
0
SHPERNDARJE
10
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtarët e një muzeu janë detyruar të reagojnë pas përhapjes së shqetësimeve se kukulla e frikshme “Annabelle”, e njohur nga filmat horror, kishte humbur dhe nuk ndodhej më në vendin e saj – me disa që madje pohonin se ajo ishte e “pushtuar në mënyrë demonike”.

Kukulla klasike e llojit Raggedy Ann, që është bërë e famshme në filmat “The Conjuring” dhe “Annabelle”, u përfol se ishte zhdukur nga ekspozita gjatë një ndalese të turneut në New Orleans. Kukulla, e cila po udhëtonte nëpër SHBA si pjesë e turneut “Devils on the Run” të organizuar nga Shoqata për Kërkime Psikike e New England (NESPR), ndodhet aktualisht në Muzeun Okult të familjes Warren në Louisiana, shkruan The Mirror US.

Hetuesi kryesor i NESPR, Dan Rivera, u detyrua të reagojë për të ndalur thashethemet, sidomos pasi disa vizitorë pretenduan se nuk e kishin parë kukullën gjatë vizitës në muze.

Spekulimet për “zhdukjen” u përforcuan më tej pas një zjarri që shpërtheu në resortin Nottoway – dikur një plantacion i njohur – në qytetin White Castle, shumë pranë vendit ku ndodhej kukulla. Disa nisën të besonin se kukulla “e pushtuar” mund të kishte lidhje me këtë incident misterioz.

Rivera iu drejtua ndjekësve të tij në TikTok për të sqaruar situatën. “Jam këtu në muze dhe dua t’ju tregoj se Annabelle është në Muzeun Okult të Warrenëve. Hajde të hyjmë brenda dhe të sigurohemi,” tha ai në një video.

Pasi hyri brenda, Rivera tregoi kukullën ulur brenda një kutie prej druri dhe sqaroi: “Annabelle nuk është zhdukur; nuk është në Chicago”.

Për të forcuar sqarimin, NESPR publikoi edhe një njoftim në Facebook, ku shkruhej: “Janë vetëm thashetheme… Annabelle NUK është vjedhur. Kukulla ndodhet e sigurt në Muzeun Okult të Warrenëve”.

Kjo nuk është hera e parë që përhapen zëra për “zhdukjen” e kukullës famëkeqe. Në vitin 2020, Tony Spera – dhëndri i çiftit të njohur Ed dhe Lorraine Warren – u detyrua të mohojë spekulimet se kukulla kishte ikur. Në një video të publikuar në kanalin e familjes në YouTube, ai u shpreh: “Jam këtu për t’ju treguar diçka. Nuk e di nëse doni ta dëgjoni apo jo, por Annabelle nuk ka ikur. Ajo është këtu. Nuk ka bërë asnjë udhëtim, nuk ka fluturuar në ‘first class’ dhe nuk ka shkuar të takojë të dashurin. Do të shqetësohesha seriozisht nëse Annabelle me të vërtetë do të largohej, sepse nuk është objekt me të cilin mund të tallesh”.

Kukulla Annabelle fillimisht ishte në pronësi të një studenteje në vitet 1970, e cila kërkoi ndihmën e familjes Warren pasi besonte se kukulla po shfaqte sjellje të frikshme dhe të rrezikshme. Hetimet e Warrenëve përfunduan se kukulla ishte “e pushtuar në mënyrë demonike”, transmeton Telegrafi.com

Interesi për kukullën Annabelle është rritur ndjeshëm që prej paraqitjes së saj në filmin horror të vitit 2013, “The Conjuring”. Një vit më vonë, kukulla mori një film të dedikuar, “Annabelle” (2014), që u pasua nga “Annabelle: Creation” (2017) dhe “Annabelle Comes Home” (2019).

Tags: Anabelle
Postimi i mëparshëm

Guri: Kurti në vend që ta shkarkonte Pecin po e lavdëron – Gërvallën askush s’e merr seriozisht

Postimi tjetër

Intervistimi i Pecit / Partia Guxo e gjen “lidhjen” e prokurorit me PDK-në

Të ngjajshme Postime

Harrojeni “Adoloscence”: Kjo është drama që s’duhet humbur
Kinema

Harrojeni “Adoloscence”: Kjo është drama që s’duhet humbur

16 June 2025
Keanu Reeves mbërrin me motoçikletë në premierën e dokumentarit për “John Wick”
Kinema

Keanu Reeves mbërrin me motoçikletë në premierën e dokumentarit për “John Wick”

27 May 2025
15 minuta duartrokitje/ Filmi që tërhoqi vëmendjen më të madhe në Festivalin e Filmit në Kanë!
Kinema

15 minuta duartrokitje/ Filmi që tërhoqi vëmendjen më të madhe në Festivalin e Filmit në Kanë!

26 May 2025
Pas Kanës, edhe Nice pëson ndërprerje të energjisë elektrike
Kinema

Pas Kanës, edhe Nice pëson ndërprerje të energjisë elektrike

25 May 2025
Do të ndërtohet një ‘mini-qytet’ prej 1.25 miliardë dollarësh për serialin e ri të “Harry Potter”
Kinema

Do të ndërtohet një ‘mini-qytet’ prej 1.25 miliardë dollarësh për serialin e ri të “Harry Potter”

22 May 2025
“Emily In Paris”: Ky personazh kryesor nuk do të marrë pjesë në sezonin e 5-të të serialit
Kinema

“Emily In Paris”: Ky personazh kryesor nuk do të marrë pjesë në sezonin e 5-të të serialit

19 April 2025
Postimi tjetër
Intervistimi i Pecit / Partia Guxo e gjen “lidhjen” e prokurorit me PDK-në

Intervistimi i Pecit / Partia Guxo e gjen “lidhjen” e prokurorit me PDK-në

Lajmet e fundit

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

20 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 20 qershor ndër vite?

20 June 2025
Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira lokale

20 June 2025
Ky truk ideal për verën të kushton 0 lekë dhe mund ta kopjosh nga J.Lo

Ky truk ideal për verën të kushton 0 lekë dhe mund ta kopjosh nga J.Lo

19 June 2025
“Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës: Ne luftojmë terroristët, jo gratë e fëmijët

“Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës: Ne luftojmë terroristët, jo gratë e fëmijët

19 June 2025
Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

19 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu