Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet në Vatikan në homazhet e zhvilluara për nder të Papa Franceskut, pas vdekjes së tij.
Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, Begaj shfaqet krah Presidentes Vjosa Osmani dhe figurave të tjera fetare, shkruan A2 CNN.
Krahas fotografisë në rrjetet sociale, Papa Francesku ka shkruar se Papa Francesku la një trashëgimi shpirtërore dhe morale për ruajtjen e dinjitetit njerëzor.
Postimi i Presidentit:
Bashkë, për të nderuar Papa Françeskun.

Nderojmë kujtimin e Shenjtërisë së Tij, që na la një trashëgimi shpirtërore dhe morale për ruajtjen e dinjitetit njerëzor dhe të jetësojmë vizionin e tij për drejtësinë, solidaritetin dhe paqen.