Janë zhvilluar sot 3 ndeshjet e javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Të trija takimet u mbyllën pa fitues, por nuk munguan golat dhe spektakli.
Në Suharekë u zhvillua derbi i madh për titull kampioni mes Ballkanit dhe Dritës, i cili përfundoi 2:2
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 50-të kur shënoi Blerim Krasniqi.
Megjithatë, 4 minuta më pas, Gentrit Halili barazoi shifrat.
Ishte zëvendësuesi Ensar Huruglica i cili realizoi një super gol në minutën e 89-të të takimit.
Por përsëri, kampioni në fuqi, Ballkani gjeti forcën dhe barazoi rezultatin në minutën e gjashtë shtesë nëpërmjet Nazmi Gripshit.
Me këtë barazim, Ballkani vazhdon si lider me 60 pikë, 2 më shumë se Drita dhe pesë më shumë se Llapi që luan nesër.
Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak.
Ekipi prizrenas barazoi 0:0 në shtëpi me Dukagjinin, duke e lënë ekipin klinas në vendin e 6 me 38 pikë të grumbulluara.
E me barazim 1:1 u mbyll përballja e barazhit mes Gjilanit dhe Feronikelit 74.
Tani, Gjilani ka 34 pikë në vendin e shtatë, kurse Feronikeli është në të 8-in me 3 pikë më pak, shkruan Tëvë1.
Nesër luhen edhe 2 ndeshje tjera, Llapi përballet me Fushë Kosovën, kurse Malisheva e pret Prishtinën.