Përzgjedhësi i kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka nënshkruar një kontratë të re dhe do të mbetet në këtë post të paktën deri pas përfundimit të Botërorit 2026, ka njoftuar sot Federata e Futbollit të Gjermanisë.
“Ky është një vendim nga zemra. Është një nderi madh të jem trajner i kombëtares”, ka thënë Nagelsmann në një njoftim.
Ky njoftim vjen vetëm disa javë para se Gjermania të jetë nikoqire e Kampionatit Evropian 2024, që do të zhvillohet në muajt qershor dhe korrik.
“Së bashku, ne duam që të kemi një Kampionat Evropian të suksesshëm në shtëpi”, është shprehur Nagelsmann.
Federata e Futbollit të Gjermanisë ishin ‘absolutisht të bindur’ se do të mbajnë Nagelsmann përtej këtij viti, ka thënë drejtori i kombëtares, Rudi Voeller.
Vendimi i trajnerit për të rinovuar kontratën deri në Botërorin e vitit 2026 ka çuar një ‘sinjal të fortë’, ka thënë presidenti i Federatës, Bernd Neuendorf, shkruan Telegrafi.
Ky njoftim njëherësh i jep fund një herë e përgjithmonë spekulimeve për një rikthim të mundshëm të teknikut gjerman tek Bayern Munichu.