Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ndeshjet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës janë shtyrë, të planifikuara të luhen të mërkurën 17 prill.
Përballja kthyese në mes të Dritës dhe Prishtinës e Ballkanit dhe Suharekës janë shtyrë për shkak të shpalljes së ditë zie nga Presidenca për vrasjen makabër të Gjyljeta Ukellës nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi, shkruan Telegrafi.
Njoftimi i plotë nga FFK:
Shtyhen ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Pas vendimit të Presidentes së Rebpulikës së Kosovës, Josa Osmani, që dita e mërkurë, 17 prill 2024, të shpallet ditë zie, në kujtim të grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore, Komisioni i Garave ka vendosur të shtyjë ndeshje e parapara me këtë datë.
Kësisoj, ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Kosovës do të zhvillohen më 24 prill, 2024.