Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka pritur në takim kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi, përcjell InLajmi.
Maqedonia e Veriut, sipas Presidentes Osmani është shtet fqinj dhe njëkohësisht mbështetëse e Kosovës.
Presidentja Osmani tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut mund t`i shkëmbejnë përvojat në procesin e integrimit evropian dhe në të njëjtën kohë shfaqu bindjen se ky shtet do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën evropiane, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentës.
Në këtë kontekst, Presidentja tha se Kosova llogaritë në përkrahjen e mëtejme të Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, sikurse edhe në NATO, BE dhe organizata ndërkombëtare.
Në prag të votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, kryeministri Xhaferi, njoftoi Presidenten Osmani se mbështetja e Maqedonisë së Veriut është e plotë, thuhet në njoftimin e ZPRK-së.
Në këtë takim, ndër të tjera u diskutua edhe për finalizimin e pikave të përbashkëta kufitare përpara fillimit të sezonës verore, sikurse edhe lehtësimin e të bërit biznes./InLajmi/