Ka vdekur 20-vjeçarja e cila ishte goditur nga treni në Lakrishtë të Prishtinës, më 26 mars, përcjell InLajmi.
Kjo u konfirmua për Inlajmin nga shefi i Intensivës Shaqir Uka.
Uka tha se ajo nuk ka mundur t’ju bëjë ballë plagëve të rënda.
Pacientja të cilës ju i referoheni, ka qenë duke u trajtuar që disa ditë tek ne, shtoi ai.
Lëndime kanë qenë tepër të mëdha dhe fatkeqësisht ajo s’ka mundur që t’ju bëjë ballë, theksoi shefi i Intensivës.
Ajo sot në orët e hershme të paradites ka vdekur”, tha Uka./InLajmi/