Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kundëradmirali Daniel Hagari sapo ka mbajtur një konferencë shtypi në Tel Aviv duke thënë se Izraeli është ende në gatishmëri të lartë dhe ka miratuar planet mbrojtëse dhe sulmuese.
Ai foli për sulmin e Iranit mbrëmë duke thënë se “afërsisht 350 dronë vetëvrasës, raketa lundrimi, raketa balistike dhe raketa” u lëshuan, ka raportuar BBC.
Hagari shtoi se rreth 60 ton “koka luftarake dhe eksplozivë” ishin bashkangjitur në raketat dhe dronët.
“Së bashku ne penguam sulmin e Iranit,” tha Hagari duke lavdëruar një koalicion të kombeve aleate për ndihmën e Izraelit të mbrohej nga 99% e bombardimeve.
“Kjo ishte hera e parë që një koalicion i tillë punoi së bashku kundër kërcënimit të Iranit,” shtoi ai, transmeton Gazeta Express.
Ai përfundoi duke thënë se Izraeli nuk e kishte harruar atë që ai e quajti misionin e vendit në Gaza – ku Izraeli po përpiqet të shkatërrojë grupin e armatosur palestinez Hamas dhe të lirojë pengjet e marra nga grupi kur sulmoi komunitetet izraelite tetorin e kaluar, duke vrarë rreth 1,200 kryesisht civilë