Një aksident mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në rrugën Gjakovë-Pejë, nga ku ka mbetur i lënduar një person, përcjell InLajmi.
Këtë për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin.
Ai tha se në lagjen “Dardania” në Gjakovë rreth orës 16:40 një veturë dhe një motoçikletë janë përfshirë në aksident trafiku.
Përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime trupore. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, shtoi Elezaj./InLajmi/