Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu ka folur për vendimin e Listës Serbe se do të tërhiqen nga pjesëmarrja në votimin për tërheqjen e kryetarëve të komunave në veri të vendit.
Sipas tij, kjo Listë po vazhdon me shantazhet e saj ndaj institucioneve të Kosovës.
Në emsionin ‘Raporti’ në Kanal10, Baraliu ka thënë se Lista Serbe nuk ka fuqi që të bëjë pengesë në procession e regjistrimit.
“Lista Serbe e dirigjuar nga Beogradi është kampione e bojkoteve, dorëheqjeve dhe politizimit duke i manipuluar qytetarët serbë me metodat e saj jodemokratike”, ka thënë Baraliu.
Ai ka kërkuar kujdes nga KQZ-ja që mos ta financojë një subject politik i cili vazhdon të jetë mosbindës ndaj institucioneve të Kosovës.