Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime të familja e Shkumbin Hebibaj, që vdiq dje pasi u godit nga një veturë, përcjell InLajmi.
Haradinaj shprehet i tronditur nga vdekja e Shkumbin Hebibajt.
Kreu i AAK-së bëri të ditur se për ngushëllime ka qenë edhe te familja Luma pas vdekjes së një familjareje.
Tutje Haradinaj njofton se ka marrë pjesë edhe në varrimin e Gani Komonit.
Postimi plotë i tij:
Ndarja tragjike nga jeta e të riut nga Deçani, Shkumbin Hebibaj, na tronditi të gjithëve. Sot, me bashkëpunëtorë, ishim në familjen Hebibaj për ta ndarë dhimbjen e për të qenë bashkë në këto momente shumë të rënda për ta.
Gjithashtu, qëndrova në familjen atdhetare Luma, për të shprehur ngushëllime pas shkuarjes në amshim të familjares së tyre, Shkendijës.
Po ashtu, sot i’u dha lamtumira e fundit Gani Komonit, një njeri me vlera të larta njerëzore e i respektuar nga të gjithë./InLajmi/