Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar lidhur me plagosjen e mbrëmshme në lagjen “Bregu i Diellit”, ku mbetën të plagosur burrë e grua.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë se është identifikuar një person i dyshuar (i mitur), i cili gjendet në arrati.
Prokuroria deklarohet për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë: Një i mitur në arrati
Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar lidhur me plagosjen e mbrëmshme në lagjen “Bregu i Diellit”, ku mbetën të plagosur burrë e grua.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, i ka thënë Gazetës Express se është identifikuar një person i dyshuar (i mitur), i cili gjendet në arrati.

“Nga hetimet preliminare dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri janë lënduar dy persona, të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkaq është identifikuar një person i dyshuar (i mitur), i cili gjendet në arrati. Rasti është iniciuar fillimisht “vrasje në tentativë”, ndërkaq në koordinim me policinë janë duke u zhvilluar hetimet, me qëllim të ndriçimit të rrethanave, si dhe sigurimit të prezencës së të dyshuarit në procedurën penale”, ka deklaruar Ulaj.
Ndërkohë, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka deklaruar se lidhur me rastin janë arrestuar 3 të dyshuar, shkruan Gazeta Express.
“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri janë plagosur 2 persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore ndërkohë që lidhur me këtë rast deri tani janë arrestuar 2 persona të dyshuar”,ka deklaruar mbrëmë Ahmeti.