2 bombardues strategjikë rusë, të njohur edhe si “Arinjët”, fluturuan sot në veri të Britanisë në Detin Norvegjez, transmeton InLajmi.
Forcat ajrore të NATO-s kanë ngritur në qiell avionë luftarakë për të monitoruar fluturimet mes tensioneve të fundit me Rusinë.
Fluturimi zgjati më shumë se 5-së orë, njoftoi Ministria Ruse e Mbrojtjes.
Avionët luftarak u vëzhguan nga avionit Su-35S të Forcave Ajrore. Në faza të caktuara të rrugës, raketat strategjike u shoqëruan edhe nga avionë nga vendet tjera.
Raketat strategjike të Putinit me aftësi bërthamore u përdorën në luftën në Ukrainë, ku bënë kërdi me municione konvencionale.
Pavarësisht se fluturuan për herë të parë rreth 70 vjet më parë, ato mbeten një pjesë kyçe e forcës sulmuese bërthamore të Kremlinit.
Fluturimi u krye në përputhje të rreptë me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore – tha gjenerallejtënant Sergey Kobilash, komandant i aviacionit rus.
Ai vuri në dukje se pilotët e aviacionit me rreze të gjatë të Forcave Ajrore Ruse fluturojnë rregullisht mbi ujërat neutrale të Arktikut, Oqeanit Paqësor, Atlantikut të Veriut, si dhe Detit të Zi dhe Baltik, shkruan novosti.rs.
Më herët u raportua se transportuesit e raketave ruse Tu-95 po fluturonin pranë bregut perëndimor të Alaskës. /InLajmi/