Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj, e quajti lajm të mirë duke thënë se Vetting-u po vjen, përcjell InLajmi.
Miftaraj tha se kërkesa dhe lobimi disa vjeçar i IKD për Vetting të plotë, u përmbush pjesërisht me një Vetting të pjesshëm vetëm për pozitat menaxheriale ne gjyqesor dhe sistem prokurorial.
Tutje ai tha se shpreson se Ministria e Drejtesise dhe partite politike ne Kuvend sigurohen te hartohet nje ligj i cili përmbush kerkesat e amandamentit kushtetues, duke perfshire grupet e interesit, shoqerine civile dhe partneret nderkombetare.
Postimi i tij i plotë:
Më në fund një lajm i mirë. Vetting-u po vjen.

Kërkesa dhe lobimi disa vjeçar i IKD per Vetting te plote, u permbush pjesërisht me nje Vetting te pjesshëm vetem per pozitat menaxheriale ne gjyqesor dhe sistem prokurorial.
Tash me shprese se Ministria e Drejtesise dhe partite politike ne Kuvend sigurohen te hartohet nje ligj i cili përmbush kerkesat e amandamentit kushtetues, duke perfshire grupet e interesit, shoqerine civile dhe partneret nderkombetare. /InLajmi/