Drita ka fituar derbin ndaj Ballkanit me rezultatin e ngushtë 2-1. Ndeshja nisi më mirë për skuadrën mike, ku në minutën e 5-të realizuan golin e epërsisë. Bajram Jashanica u gjend bukur në zonë dhe nga afërsia realizoi golin e avantazhit.
Drita filloi të reagonte dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 28’ me anë të Blend Baftiu. Golin e fitores, Drita e realizoi në minutën e 44’, me Blerim Krasniqin i cili me një goditje të fortë nga distanca mposhti portierin kundërshtar, shkruan abcnews.al
Me këtë rezultat, gjilanasit ndodhen në vendin e 2-të me 34 pikë, 5 më pak se Ballkani i vendit të parë.