Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili e ka mirëpritur marrëveshjen e djeshme ndërmjet KEDS-it dhe Elektroseverit, përcjell InLajmi.
Xhemaili pyeti se prej kur është është bërë marrëveshje historike dhe sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën marrëveshja me Elektroseverin.
Tutje zëdhënësi i AAK-së tha Bislimi ka deklaruar që pas 20 vitesh do fillojë faturimi i rrymës në veri, por nuk ka treguar se cila është hisja e Elektroseverit të Serbisë në tregun energjetik të Kosovës.
Xheemaili tha se Qeveria Kurti me rrena ka ardhë e me rrena do të perfundojë. Populli nuk han bari, populli ju sheh.
Postimi i tij i plotë;
Prej kur marrëveshja me Elektroseverin, qenka bërë marrëveshje historike dhe sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën? Shiheni videon e mëposhtme të Albin Kurtit sa ishte në opozitë dhe qëndrimin e tij për Elektroserverin.
Zëvendëskryeministri paska deklaru që më në fund pas 20 vjetësh do të fillojë faturimi i rrymës në veri, por nuk paska tregu se cila është hisja e Elektroseverit të Serbisë në tregun energjetik të Kosovës.
Kjo qeveri me rrena ka ardhë e me rrena do të perfundojë. Populli nuk han bari, populli ju sheh! /InLajmi/