• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 19 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Shqipëri

Prestigjiozja franceze ”Le Parisien”: Shqipëria, një Eldorado e re turistike për italianët

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
1 September 2023
në Shqipëri
0 0
0
Prestigjiozja franceze ”Le Parisien”: Shqipëria, një Eldorado e re turistike për italianët
0
SHPERNDARJE
13
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 500 mijë italianë kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në anën tjetër të bregdetit të Adriatikut dhe të largohen nga jugu i vendit të tyre në favor të Shqipërisë, ku çmimet janë kryesisht të arsyeshme, shkruan prestigjiozja franceze ”Le Parisien”.

Edhe italianët po i braktisin plazhet italiane. Këtë verë drejtohuni në Durrës, Vlorë apo Sarandë. A kanë ndonjë kuptim këta emra për ju? Megjithatë, këto qytete në Shqipëri tani janë të mbushura me turistë, madje edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni parapëlqeu plazhet në anën tjetër të Adriatikut, në vend të rezidencës së saj të zakonshme të pushimeve në Pulia.

Duhet thënë se vendi ka gjithçka për të kënaqur italianët duke filluar nga çmimet e tij shumë më tërheqëse. Llogarisni 10 deri në 15 euro për një shezlon dhe një çadër për një ditë në një plazh shqiptar, kundrejt trefishit mesatarisht në Itali.

”Është viti i parë që Tirana është e mbushur me njerëz gjatë gjithë vitit, me shumë të rinj që vijnë për të shijuar jetën e natës”, thotë për ”Guardian”, Frenkli Prengaj, drejtor i agjencisë së udhëtimeve ”Discover Albania” në Tiranë.

”Është plot me italianë, spanjollë dhe anglezë. Shqipëria ofron një shërbim turistik më të mirë sot, le të themi, se para pesë apo 10 vjetësh dhe fjala kyçe është ‘e lirë”, thekson ai.

Duhet thënë se emri ”Vlorë” i ka rrënjët në historinë italo-shqiptare. Emrin e saj e kishte edhe një traget, i cili u ul në bregdetin italian më 8 gusht 1991, me jo më pak se 20 mijë shqiptarë në bord, që kërkonin të largoheshin nga vendi i tyre pas rënies së komunizmit. Vendi ishte atëherë një nga më të varfrit në Evropë.

Në muajt që pasuan, 30 000 shqiptarë të tjerë zbarkuan në Itali në kërkim të një jete më të mirë duke i çuar dy vendet në lidhjen e marrëveshjeve dypalëshe të imigracionit. Shqiptarët përfaqësojnë kombësinë e dytë të huaj në Itali, pas Rumanisë, me afro 420 000 shtetas.

Një imazh që frymëzoi edhe kryeministrin aktual Edi Rama, që kur ndau në Instagram më 8 gusht, 32 vjet pas zbarkimit të Vlorës, një imazh ku shkruhej ”Shqiptarët nisen për në Itali 1991 / Italianët nisen për në Shqipëri 2023”.

Ashtu si Kroacia, e cila zhvilloi në masë të madhe turizmin e huaj në bregdetin e saj të Adriatikut pasi u largua nga ish-Jugosllavia, Shqipëria tani dëshiron të marrë frymëzim nga ky model.

“Turizmi është një nga shtyllat e rritjes së vendit”, pranon kryeministri shqiptar Edi Rama, në një intervistë për televizionin publik italian RAI. Sipas tij, rreth 500 mijë italianë kanë udhëtuar në vend këtë verë, shkruan ATSH.

”Ne e duam Italinë dhe të shohësh këtë është shëlbim moral. Italia na ka mirëpritur për kaq shumë vite, na ka bërë të ndihemi si në shtëpinë tonë dhe të bëjmë italianët të ndihen si në shtëpinë tonë është diçka që ne gjithmonë e kemi ëndërruar”, vazhdon ai.

 

 

Tags: ”Le Parisien”.Edi RamaVlora
Postimi i mëparshëm

Klinaku: I kërkoj falje publikut që e kam vlerësuar aq lart një njeri që nuk e meriton vlerësimin tim

Postimi tjetër

Subvencionimi për çerdhe, Krasniqi: Lajm për të cilin jemi krenarë të gjithë!

Të ngjajshme Postime

“Greqia pro integrimit të Ballkanit në BE”, Gerapetritis: E mbështesim Shqipërinë
Shqipëri

“Greqia pro integrimit të Ballkanit në BE”, Gerapetritis: E mbështesim Shqipërinë

16 December 2025
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku
Shqipëri

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku

16 December 2025
Veliaj nga burgu i dërgon letër Këshillit Bashkiak
Shqipëri

Veliaj nga burgu i dërgon letër Këshillit Bashkiak

15 December 2025
Raporti i OBSH: 1 në 5 gra në Shqipëri ka përjetuar dhunë fizike ose seksuale
Shqipëri

Raporti i OBSH: 1 në 5 gra në Shqipëri ka përjetuar dhunë fizike ose seksuale

24 November 2025
Rama pritet nga homologu i tij në Katar
Shqipëri

Rama pritet nga homologu i tij në Katar

23 November 2025
U pezullua nga detyra, raportohet se Belinda Balluku është qe tri orë në takim me Edi Ramën
Shqipëri

U pezullua nga detyra, raportohet se Belinda Balluku është qe tri orë në takim me Edi Ramën

20 November 2025
Postimi tjetër
Subvencionimi për çerdhe, Krasniqi: Lajm për të cilin jemi krenarë të gjithë!

Subvencionimi për çerdhe, Krasniqi: Lajm për të cilin jemi krenarë të gjithë!

Lajmet e fundit

Sasa shpërthen në lot: Kam harruar kur kam qenë e lumtur, gjithkund vështirësi

Sasa shpërthen në lot: Kam harruar kur kam qenë e lumtur, gjithkund vështirësi

19 December 2025
Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

19 December 2025
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

19 December 2025
Nëse doni të keni bel të hollë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje

Nëse doni të keni bel të hollë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje

19 December 2025
Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

18 December 2025
Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

18 December 2025
Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

18 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu