Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku pas deklaratës për kryeministrin Albin Kurti që në fakt ngriti shumë reagime, është intervistuar nga policia e Kosovës, ndërsa një ditë pas ai del me një reagim ku thotë se kërkon falje publike, përcjell InLajmi.
Kërkim faljen publike e bëri pasi tha ai se e paskam vlerësuar aq lartë një njeri që nuk e meritonte.
Ai ka bërë thirrje që të mos keqinterpretohen deklaratat e tij, për çka thotë ”Koncentrohuni, mos folini budallallëqe”.
Postimi i plotë i tij:
Koncentrohuni, mos folni budallallëqe!

Thënie popullore:
“E pres dorën e nuk vjedh”!
A mos e kam kërcënuar dorën time!? I kërkoj falje publikut të gjerë që e kam vlerësuar aq lart një njeri që nuk e meriton vlerësimin tim.