Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë edhe 3 çkyçje të konsumatorëve që ishin duke e shfrytëzuar ilegalisht ujin e pijshëm.
Sipas ujësjellësit të kryeqytetit, në Bardhosh të Prishtinës, uji i pijshëm po shpenzohet pa mëshirë, gjë që ka çuar në 3 çkyçje për 2 orë, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se aksion kundër kyçjeve ilegale në Bardhosh, KRU “Prishtina” ka bërë edhe ditëve të fundit.