Xhudisti ynë, Akil Gjakova e ka përfunduar garën në Grand Prix Zagreb të Kroacisë, duke u pozicionuar në vendin e pestë.
Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova u mposht në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti nga Kazakistani, Bakhitzhan Abdurakhmanove
Pas humbjes nga Abdurakhmanov, Gjakova e përfundon këtë turne pa medalje, në pozitën e 5
Ndërkaq deri këtu, Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të 2 e mposhti xhudistin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar.
Akili vazhdoi me fitore edhe në raundin e tretë, duke e mposhtur izraelitin Oron Giner, kurse në luftën për çerekfinale e mposhti sllovenin, Martin Hojak.

Në çerekfinale Gjakova u mposht nga Algjeriani, Messaoud Redouane Dris, gjë që bëri ta vazhdojë garën në repesazh, shkruan lajmi.net
Në repesazh, Akili u mposht nga Bakhitzhan Abdurakhmanov dhe e përfundoi këtë turne në vendin e5.