Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi ka publikuar 3 deklarata, atë të kryeministrit Kurti, ministres Hajdari dhe avokatit të Ridvan Muharremit, percjell InLajmi
Gjoshi ka thënë se këto deklarata e nxjerrin Albin Kurtin si përgjegjësin kryesor të aferës korruptive me rezervën shtetërore.
Postimi i tij i plotë:
Janë veç 3 deklarata të dhëna brenda 2 ditësh që e nxjerrin Albin Kurtin si përgjegjësin kryesor të aferës korruptive me rezervën shtetërore.
ALBIN KURTI (18/08/2023): Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi. Unë kam besim të plotë në ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj.

ROZETA HAJDARI (18/08/2023): Unë nuk kam asnjë informacion që personi në fjalë (Ridvan Muharremi) është në ndonjë kontratë ose kontraktim të kontratave për rezervën shtetërore.
MAHMUT HALIMI (19/08/2023 – Avokat i Ridvan Muharremit): E ka angazhuar Ministria. Drejtpërdrejt ministrja Hajdari. E ka lutur. E ka njohur si persona afarist, që ka traditë të gjatë, ka rreth të gjerë të miqve të vetë. /InLajmi/