Disa orë para ndeshjes kualifikuese në Ligën e Konferencës, Ballkani zyrtarizon transferimin e sulmuesit algjerian Walid Hamidi që vjen nga Shkupi.
26-vjeçari kishte luajtur 2 ndeshje kundër Ballkanit vitin e kaluar në playoff të Ligës së Konferencës.
Me Shkupin vjet shënoi 5 gola në 27 ndeshje në kampionat.
“Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me Fc Shkupin, për transferimin e sulmuesit algjerian, Walid Hamidi.
Futbollistit i dëshirojmë suksese në fanellën e kampionit të Kosovës, drejt arritjes së objektivave tona të përbashkëta”, shkroi Ballkani në njoftimin e tyre.
Ky përforcim vije pas largimit të Albion Rrahmani drejt Rumanisë, te Rapid Bukureshti, shkruan Lajmi.net.
Kujtojmë që sonte me fillim nga ora 20:45 Ballkani pret në ‘Fadil Vokrri’ Lincoln Red Imps, për rrethin e 3-të kualifikues në Ligën e Konferencës.
