Vendimi i Federatës të Futbollit të Kosovës për moslejimin e FC Prishtinës të luajtjes së ndeshjeve në ‘’Fadil Vokrri’’ , ka pasur reagime të shumta lidhur me këtë ngjarje.
Drejtori gjeneral i FC Prishtinës Artan Osmani e ka konfirmuar për Klan Kosovën.
Ai ka shtuar se kanë bërë kërkesë drejt FFK-së që ndeshjet të zhvillohen në kampin nacional në Hajvali dhe se janë duke pritur përgjigje.
Në anën tjetër Osmani është ankuar se si klubit të Ballkanit po i mundësohet që të luajë ndeshje në “Fadil Vokrri”, që sipas tij nuk duhet të ndodhë.
Kujtojmë, Ballkani të enjten luan ndeshjen e parë ndaj Lincolm Red Imps, në rrethin e 3-të kualifikues të Ligës së Konferencës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
