Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, përcjell InLajmi.
Rama ka thënë se me keqardhje e ka pranuar lajmin për dorëheqjen e Mehajt, duke e lavdëruar atë për punën e bërë.
Ai shtoi se vullneti dhe gatishmëria e Ministrit Mehaj për bashkëpunim përtej politikave partiake, për të mirën e vendit, është shembull për të gjithë
Postim i plotë i tij:
Me keqardhje mora lajmin për dorëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Një profesionist i rrallë, njeri i vlerave perëndimore me të cilin pata një bashkëpunim të jashtëzakonshëm.
Vullneti dhe gatishmëria e Ministrit Mehaj për bashkëpunim përtej politikave partiake, për të mirën e vendit, është shembull për të gjithë.
Bashkëpunëtor njëherë, miq përherë! /InLajmi/