Arbnor Ramadani është rikthyer te Llapi. Njoftimi ka ardhur nga skuadra podujevase.
“Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se mesfushori fantastik, Arbnor Ramadani është rikthyer sërish në shtëpinë llapjane. Numri 10 i skuadrës sonë është njëri nga futbollistët më të pëlqyer nga tifozët llapjanë. Kemi nënshkruar kontratë të vlefshme për 2 vitet e ardhshme. Ai është vënë në dispozicion të shtabit teknik në përgatitjet për edicionin e ri”, ka njoftuar Llapi, shkruan RTK.
Ramadani, i cili edhe më herët kishte qenë pjesë e Llapit, në edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrë së Gjilanit.