Dukagjini i Klinës ka arritur në raundin e 2-të të garës së 3-të evropiane për nga rëndësia, Ligës së Konferencës. Skuadra klinase në këtë fazë të garave do të përballet me gjigantin kroat HNK Rijeka.
Ndeshja e parë do të zhvillohet të enjten në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ku tanimë biletat kanë dalë në shitje. Klinasit kanë vendosur që mos t’i hapin 2 sektorët pas portave në Jug dhe Veri.
Kësisoj në Lindje bileta do të jetë më e lira prej 4 eurove, derisa në Perëndim bileta do të kushtojë 10 euro. Çmimi më i lartë i biletave është për zonën VIP, ku një biletë kushton 15 euro, shkruan Teve1.
Dukagjini dhe Rijeka përballen të enjten me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, derisa biletat ditën e ndeshjes do të shiten edhe në kryeqytet.