Prishtina dhe Trepça ’89 janë akorduar për transferimin me kusht të mesfushorit, Rilind Nimani i cili ishte nën kontratë edhe për 2 vitet e ardhshme.
Klubi mitrovicas dhe bardhekaltrit arritën pajtim që në rast të ofertës nga jashtë vendi deri më 1 shtator, atëherë futbollisti do të jetë i lirë.
Mesfushori qendror, Rilind Nimani, 23 vjeç, i lindur më 11.09.1999 në Prishtinë, ish-futbollisti i KEK-ut dhe 3 vitet e fundit në Trepça ’89, ekip me të cilin edicionin e fundit ka shënuar 3 gola dhe 3 asistime. Nimani do të jetë pjesë e Prishtinës për 2 vitet e ardhshme.
“Unë në të vërtet jam i lindur dhe jam nga Prishtina, por nga forma se si jam mirëpritur dhe si kam kaluar në Mitrovicë, shumëkush ka menduar që jam nga andej, por në fakt po kthehem në ekipin e klubit të zemrës”.
“Është nder për mua dhe krenari që do të përfaqësojë qytetin tim, vendim ku kam lindur dhe ku jam rritur. Kam emocion të veçantë, sepse unë si fëmijë, me ëndje, së bashku me shokët e mi, kam qenë pjesë e publikut nga shkallët e stadiumit duke përkrahur Prishtinën. Dhe, e kam pasur ëndërr që këtë emocion ta kem edhe si futbollist, për ta ndihmuar skuadrën drejt objektivave”, shkruan Lajmi.net.
“Duke qenë pjesë e Prishtinëse din që pritshmëria është e lartë. Ambicie personale e kam titullin, por edhe si ambicie më minimale është pjesëmarrja në Evropë”.