Përvojën që kishte dikur si gardian i portës synon ta përcjell edhe te gjeneratat e reja. Burim Sadiku, ish-portieri i disa klubeve në futbollin e Kosovës tani ndodhet në një rol të ri, por që vazhdon të mos i ndahet punës me portierë.
Sadiku është trajner i akademisë HashtagOne e cila ka për qëllim nxjerrjen e shumë talentëve që mund të ruajnë portat e klubeve jo vetëm kosovare por edhe evropiane.
Ani se në këtë profesion dominon gjinia mashkullore, pjesë në këtë akademi bëjnë edhe femrat.
Zana Bajraktari është një talente e cila hapat e parë si portiere po i merr këtu, shkruan Lajmi.net
Idolët e tij janë Ter Stegen e Manuel Neuer.