Pasi u inkuadruan në Superligën e Kosovës, Liria ka nisur misionin për të përforcuar skuadrën për edicionin e ri.
Klubi prizrenas është përforcuar me qendërmbrojtësin Melos Zenunaj.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Lirisë së Prizrenit.
Zenunaj me kontratën e nënshkruar do të jetë pjesë e klubit nga “Përparim Thaçi” për 2 vitet e ardhshme.
“Melos Zenunaj, nënshkruan me Lirinë. Zenunaj, qendërmbrojtësi shtatëlartë ka nënshkruar për 2 vite me klubin” thuhet ndër tjerash në njoftimin e Lirisë, shkruan lajmi.net.
22 vjeçari më parë ishte pjesë e Dukagjinit të Klinës, ndërkohë karrierë ka bërë edhe te Flamurtari.