Si kundërshtar të parë për kualifikim në fazën e grupeve, ekipi kosovar do të luaj ndaj Europa FC.
Europa FC është skuadër nga Gjibraltari dhe ka një histori të mirë në futbollin gjibraltar. Ata kanë fituar 7 herë titullin kampion të ligës, 8 herë e kanë fituar Kupën e Gjibraltarit dhe 3 herë Superkupen. Pra ndryshe nga Dukagjini, Europa FC ka një histori të madhe në futbollin e tyre vendor.
Vlera e Europa FC sipas sajtit të njohur “Transfermarkt” shkon deri në 1.4 milionë euro.
Lojtari më i shtrenjtë në këtë skuadër është Ethan Jolley, që kap vlerën e më shumë se 125.000 euro. Vlerë të njëjtë ka edhe lojtari Jayce Olivero, shkruan Lajmi.net.
Ndeshjet e raundit të parë kualifikues me 2 ndeshje do të zhvillohen më 13 dhe 20 korrik.